Në qytetin e Durrësit që prej mëngjesit të sotëm një 28 vjeçar ka hipur në katin e dytë në një ndërtesë të bimëve medicionale në Maminas dhe nuk zbret. I riu kërcënon se do hidhet nga lartësia. Ende nuk dihen rrethanat pse i riu kërkon të marrë një vendim kaq drastik.
DETAJE:
Më datë 29.08.2017, rreth orës 07:20, shtetasi K. H. 28 vjeç banues në Dibër, ka hipur në katin e dytë të ndertesës së bimëve medicionale në Maminas dhe nuk zbret. Policia ndodhet në vëndngjarje, të cilët po negociojnë me shtetasin në fjalë. (J.V/Shuplaka)