Ardhja në pushtet e qeverisë “Rama 2” këtë muaj ka sjellë edhe shumë tensione, ankth dhe ethe në administratën shtetërore.
Gjatë muajit gusht grupet e punës të organizuara nga PS-ja punuan “fuqishëm” në terren edhe për të përcaktuar se cilët ishin ata socialistët besnikë të cilët i sollën Ramës më 25 qershor votat. “Kush loboi më shumë dhe kush më pak?”, mesa duket ka qenë pikëpyetja e socialistëve për secilin qark të vendit.
“Shuplaka” ka mësuar se deri më tani asgjë nuk është dhënë në rrugë zyrtare por punonjësve iu janë bërë lajmërimet në rrugë jo zyrtare se duhet të lënë vendin e punës. Bëhet fjalë për ata që nuk janë pjesë e kësaj partie.
Por edhe nga oragnet zyrtare mesa duket po bëhet një risktrukturim. Përveç spitaleve, e një sërë agjencive të tjera që kanë deklaruar mënyrën si do procedohet me emërimet kryesisht të drejtuesve por edhe të punonjësve.
Me vrull e ka nisur punën edhe edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e cila është vënë në lëvizje për të plotësuar vendet e saj bosh.
Në vetëm dy javë nga data 14 shtator deri në 26 shtator nga kjo drejtori janë shpallur disa procedura për konkurim që përfshijnë të paktën 29 vende të reja pune dhe kryesisht në pozicione kyçe.
A do zënë ndonjë pozicion militantet e PS-së në këto vende bosh të shpallura nga Drejtoria e Doganave?! Pse pikërsisht tani (në këto ditë) u shpallën 29 vende bosh pune në një drejtori kaq të rëndësishme si kjo?! A mos ndoshta Rama edhe këtë drejtosri ka filluar të ndajë tepsinë?!
Vendet bosh ku janë shpallur konkurse të brendshme dhe të jashtme:
- Specialist Hetues, në Drejtorinë e Hetimit, Kategoria C1, Kategoria e pagës lll- b (4 vende)
- Komundant Grupi, në Sektorin e Antikontrabandës Tokësore, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C1, Kategoria e pages lll- b (5 vende).
- Inspektor Antikontrabande, në Sektorin e Antikontrabandës Detare, në Drejtorinë e Antikontrabandës, Kategoria C2, Kategoria e pagës IV- a (3 vende).
- Doganier Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve/Preferencave/ Përjashtimeve, pranë Degës Doganore Tiranë, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve dhe Akcizës, pranë Degës Doganore Bllatë, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën Doganore Qafë-Botë, pranë Degës Doganore Sarandë, Kategoria C2/ IV-a (2 vende pune).
- Doganier Akcize/Regjime/Preferenca/Përjashtime në Zyrën e Regjimeve dhe Akcizës, pranë Degës Doganore Tri-Urat, Përmet Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Klasifikim/VIerësim/Kontroll Fizik në Zyrën Doganore Qafë-Morinë , Tropojë, pranë Degës Doganore Morinë, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Klasifikim/Vlerësim/Kontroll Fizik në Zyrën e Operacioneve Doganore, pranë Degës Doganore Rinas, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Klasiflkim/Vlerësim/Kontroll Fizik/Regjime në Sektorin e Cargo/Regjimeve , pranë Degës Doganore Rinas, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Klasifikim/Vlerësim/Kontroll Fizik në Zyrën Doganore Tushemisht, pranë Degës Doganore Qafë-Thanë, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Klasifikim/VIerësim/Kontroll Fizik në Zyrën e Operacioneve Doganore, pranë Degës Doganore Kakavijë, Kategoria C2/ IV-a (1 vend pune).
- Doganier Akcize në Zyrën e Akcizës, pranë Degës Doganore Korçë, Kategoria C2/IV-a (2 vende pune).
- Përpunues Informacioni, në Drejtorinë e Procedurave Doganore, Kategoria C3 (1 vend).
- Magazinier, në Sektorin e Financë – Kontabilitetit, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, Kategoria D1, (1 vend).
- Shofer, në Sektorin e Investimeve dhe Logjistikës, në Drejtorinë e Burimeve Mbështetëse, Kategoria Dl (2 vende).
- Sanitar / Punonjës pastrimi, në Degën Doganore Fier, Kategoria D3 (1 vend).
(J.V/Shuplaka)
DISA PREJ POZICIONEVE Të LIRA Të PUNËS:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2852″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]