Një vajzë e re nga Shkoza ka rënë nga kati i pestë i një pallati, për shkaqe ende të panjohura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në banesën sociale në rrugën “Agush Gjergjevica”.
Burime nga policia bëjnë me dije se askush nuk e di nëse vajza me iniciale I.Xh është rrëzuar aksidentalisht apo ka tentuar të vetëvritet.
Ndërkohë, sipas raportimeve, familjarët e viktimës nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, por deklarojnë se vajza ka pasur vazhdimisht probleme të karakterit mendor dhe nuk e përjashtojnë mundësinë se ajo mund të jetë hedhur vetë për shkak të ndonjë krize që mund të ketë pësuar.
Sakaq, dëshmitarët sqarojnë se nuk e kanë parë të renë në momentin kur hidhet, por vetëm e kanë gjetur të rrëzuar në tokë të plagosur.
Pavarësisht se e plagosura u dërgua në Spitalin e Traumës, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. (A.D/Shuplaka)