Në Dibër janë sekuestruar nga policia 3.25 kilogramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri Automatik dhe 25 fishekë. Në prangat e policisë ka rënë një 40 vjeçar me iniciale T.L pasi lënda narkotike iu gjet në banesën e tij.
Detaje:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Muzgu”
Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake.
Sekuestrohen 3.25 kg Cannabis Sativa, 1 armë zjarri Automatik, 25 fishek
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzgu”.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
- L, 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot-Dibër.
Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban
1 armë zjarri Automatik, me bajonetë shtizë.
1 krëhër me 25 fishek model 56
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/5, të Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)