01:15 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris” , Gjykata e Apelit rikthen në burg 4 të pandehurit

16:07 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Barkderra” dhe pa uniformë, dalin fotot e ‘batalionit’ që pushtoi mbrëmë Astirin

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë përsa i përket dosjes “Toyota Yaris”.

Apeli ka rikthyer masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin. Në datën 6 Nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Ndërkohë, Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi paradh prej 3.4 milionë eurosh.

Ishin lënë jashtë qelisë pak javë më parë Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Klevi dhe Edi Likën, të cilët ishin katër nga të arrestuarit për 3.4 milionë euro në Toyota Yaris.

Për këtë 3.4 milionë euro, u arrestuan 4 persona 2 dhe u shpallën në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Dy të arrestuarit e tjerë janë, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar më parë në Gjykatë se makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

Edi Lika
Edi dhe Klevi Lika

Dosja “Toyota Yaris”

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia arrestoi 4 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 3.4 MILIONE EUROAgim ÇekA Alban Mollaymeriedi likaklevi likaToyota Yaris
Pas

Dëmet nga tërmeti, reagon Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Domosdoshmëri hartimi i normave teknike

Para

Stresi habit me deklaratën: Jam parashikues i madh, tërmetin e njoftova në rrjete sociale

Para
“Do heq dorë nga lëndët narkotike kur të bëhem prind”, befason këngëtari shqiptar

Stresi habit me deklaratën: Jam parashikues i madh, tërmetin e njoftova në rrjete sociale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.