Ka nisur seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 4 të arrestuarit në lidhje me 3.4 milionë eurot e gjetura në mjetin ‘Toyota Yaris’ në Durrës.
Rivlerësimi i masës së sigurisë për për Edi e Klevi Likën, Alban Mollaymerin, Agim Çekën.
Media nuk është e pranishme pasi sipas prokurorisë ka të dhëna që mund të dëmtojnë hetimin.
Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post