04:48 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3.5 milionë euro për klasat “inteligjente”, por tabletët rrinë në kuti dhe mësuesit s’dinë t’i përdorin

12:27 | 05/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
3.5 milionë euro për klasat “inteligjente”, por tabletët rrinë në kuti dhe mësuesit s’dinë t’i përdorin

Një ndër projektet e qeverisë që prej ardhjes në pushtet, një projekt i nisur nga qeveria e kaluar, vazhdon ende të mos aplikohet, pavarësisht se premtimi ka kohë që është bërë dhe zgjedhjet për qeverinë e re po afrohen.

Një investigim i kryer nga “Pse”, nga gazetarët Nertila Dosti dhe Enkel Xhangoli, nxjerr në pah se investimi prej 3.5 milionë euro është një projekt për klasat “inteligjente”, por pa internet.

Gjatë investigimit janë pyetur nxënës nga shkolla të ndryshme të Tiranës, por edhe nga rrethet, të cilët kanë konfirmuar se tabletët qëndrojnë në kuti, për shkak të mungesës së kushteve, mungesës së internetit apo edhe mësuesve që nuk ia kanë shumë idenë.

“Për të garantuar efikasitetin e projektit Ministria e Arsimit gjithashtu deklaroi në prill të vitit 2015 se ka trajnuar rreth 4000 mësues.

Por, për mësuesit ky trajnim nuk duket se ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se disa nxënës i thanë PSE se shpesh i ndihmojnë mësuesit në përdorimin e pajisjeve teknologjike.

“Ka zysha, që edhe pse janë trajnuar, kërkojnë ndihmën tonë për të përdorur tabelën elektronike dhe tabletet. Ato nuk i kushtojnë shumë rëndësi përdorimit të tableteve dhe i neglizhojnë”, – thotë një nxënëse që nuk do të identifikohet.”, shkruhet në artikull.

Projekti ambicioz i Ministrisë së Arsimit nisur në vitin 2013 parashikonte që tabletet elektronike të përdoreshin në mënyrë të përditshme nga 47 mijë nxënës, në 60 gjimnaze në të gjithë vendin. Për realizimin e tij qeveria shqiptare mori  një kredi prej 3.5 milionë eurosh nga banka austriake, UniCredit, në maj të 2014-ës, me justifikimin e përfshirjes së teknologjisë në ato që i quante 120 klasa “inteligjente”. Me nisjen e vitit të ri shkollor, 2015-2016, qeveria premtoi se në 60 gjimnaze të vendit do të niste një etapë e re modernizimi, ku rreth 47 mijë nxënës në 120 klasa me 5, 850 tablete të shpërndara nuk do të kishin më “nevojë” për librin, pasi atë do ta gjenin të digjitalizuar në tabletë. Projekti i modernizimit të sistemit arsimor në Shqipëri përmes e-edukimit parashikonte krijimin e 120 klasave inteligjente në 60 gjimnaze, 43 në zonat e mëdha urbane dhe 17 në zonat rurale, megjithatë nuk ka ende një “klasë inteligjente” që të funksionojë plotësisht.

Situata paraqitet e njëjtë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, “Ismail Qemali”, “Eqrem Çabej”, por edhe në rrethe, kryesisht në shkollën “Luigj Gurakuqi” në Elbasan apo në gjimnazin “Shefqet Guzi” në Gramsh, sipas investigimit të kryer nga “Pse”.

E pyetur në kuadër të këtij investigimi, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, shpjegoi qëllimin e projektit, por jo problemet që janë hasur gjatë implementimit të tij. Ajo tha se, “synohej që nxënësit dhe mësuesit, jo vetëm që duhet ta marrin informacionin në kohën e duhur, por edhe në mënyrë bashkëkohore”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: investigimklasa inteligjenteshkolla dixhitaletablet
Pas

Vidhte bizneset gjatë natës, arrestohet “skifteri” i Durrësit (VJEDHJET)

Para

Ambasadorja gjermane nga Vlora: Opozita duhet të kthehet në Parlament, në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë

Para
Ambasadorja gjermane nga Vlora: Opozita duhet të kthehet në Parlament, në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë

Ambasadorja gjermane nga Vlora: Opozita duhet të kthehet në Parlament, në zgjedhje të futen ato parti që dëshirojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.