Në Kurbin është arrestuar në flagrancë Bashkim Hasani. Nga ana e policisë janë sekuestuar 3.6 kilogramë kanabis dhe 18 kapsolla detonatore elektrike.
DETAJE:
Me datë 27.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si dhe pas një pune të mirëorganizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan :
– 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë
– 18 kapsolla detonatore elektrike
Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit B.H, 49 vjeç, banues në Gjorem – Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 te Kodit Penal
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. (J.V/Shuplaka)