Territori i vendit i cili u përfshi nga përmbytje në pjesën më të madhe vuri në rrezik qindra banorë. Në rrezik për jetën ishin edhe disa prej artistëve, këngëtarët Eranda Libohova, Kastriot Tusha dhe Kejsi Tola të cilët u shpëtuan falë ndërhyrjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH)
Përmes rrjeteve sociale, Eranda ka rrëfyer tmerrin e atyre orëve, duke shkruar bashkangjitur fotografisë me njërin prej personave që u ndihmoi të shpëtonin: “Si fillim jam shendoshe e mire..Ishim nisur drejt Prishtines per te marre avionin e linjes Prishtine -Zyrih. 12 vjet pa fluturuar vendosa te sfidoj friken…u tremba nga ajri, por uji paskesh qene më keq .Falenderoj FNSH(forcat e nderhyrjes se shpejte) qe me shpetuan jeten mua e kolegeve te mij artiste Kastriot Tusha Kejsi Tola,e Zeqir Sulkuqi ..kjo eshte foto me nje nga efektivet e FNSH-se Genti Hyka mbas operacionit te shpetimit ne Fushe -Kruje.”Ndërkohë të shumtë kanë qenë ato që i kanë uruar të kaluara. (M.Q/Faxweb)