17:34 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

3 drejtorë në gjashtë muaji, KUSH është Drejtoresha e re e Hipotekave në Durrës

11:25 | 14/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 drejtorë në gjashtë muaji, KUSH është Drejtoresha e re e Hipotekave në Durrës

Kur ende nuk ka përfunduar konkursi për drejtuesit e hipotekave, në Krye të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës është vendosur Edlira Nova. Vendimi është marrë nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Edlira Nova (Çollaku) do ta mbajë këtë post “deri në përfundim të procedurave ligjore të plotësimit të pozicionit të Regjistruesit përmes procedurës së konkurrimit publik”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Edlira Nova ka mbajtur deri tani postin e specialistes pranë ZVRPP Durrës.

3 drejtorë në 6 muaj

ZVRPP Durrës ka ndërruar 6 muajt e fundit tre drejtorë. Ani Dyrmishi u shkarkua nga detyra në muajin qershor, me urdhër të Ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pasi u denoncua përmes një fotoje të publikuar në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha se ishte përfshirë në fushatën elektorale të kandidates socialiste për deputete, Milva Ekonomi.

Vendin e Dyrmishit e zuri Adrian Kona, i cili mbante postin e zv/drejtorit të ZVRPP Durrës.

Por as Kona nuk rezistoi gjatë në këtë post, pasi u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi kryeministri Rama, në një takim me drejtorët e ZVRPP-ve u kërkoi publikisht të dorëhiqeshin.

Pas kësaj dorëheqje, ZVRPP Durrës mbeti pa regjistrues, duke bllokuar procesin e pajisjes me dokumentin hipotekor për qindra qytetarë.

Ministria e Drejtësisë ftoi të gjithë ata që dëshironin të kandidonin për postin e regjistruesit e ZVRPP-ve në shkallë vendi të paraqisnin CV-të, për t’iu nënshtruar më pas konkurrimit.

Por jo më shumë se një javë më parë, nga Ministria e Drejtësisë u deklarua se pjesa më e madhe e personave që kishin dorëzuar CV-të për të zënë këtë post të rëndësishëm nuk plotësonin kriteret. Ministria ftoi sërish të gjithë specialistët të aplikonin për t’u përfshirë në procedurat e konkurrimit.

Mësa duket procesi do të zgjasë në kohë, prandaj, për të mos bllokuar funksionimin normal të kësaj drejtorie të rëndësishme, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të zgjedhë në mënyrë provizore një drejtor të ri në Durrës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: drejtoreshadurres
Pas

Nis Vettingu, cilët janë 6 gjyqtarët e parë që do të verifikohen (FOTO)

Para

E rëndë në Lushnjë, 45-vjeçari qëllon me thikë djalin dhe bashkëshorten

Para
Tiranë/Plagoset 32-vjeçari pas një sherri me thikë, arrestohen babë e bir

E rëndë në Lushnjë, 45-vjeçari qëllon me thikë djalin dhe bashkëshorten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Siri/ Beduinët rrethojnë Sweidën, mijëra luftëtarë janë jashtë qytetit Druze

Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.