Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Zakonisht procesi i rënies ndodh pas të 40-ve, por nuk përjashtohen rastet që mund të ndodhë dhe më herët. Shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit.
Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj. Më poshtë Living ju njeh me 3 gabimet e përditshme që çojnë në rënien e gjoksit, si dhe pse duhet t’i shmnagni sa më parë
NUK MBANI SHPINËN DREJT: Kërrusja e bëni gjoksin të duket aspak tërheqës, si dhe dobëson muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejt. Ky veprim tonifikon muskujt dhe e bën më të bukur pamjen tuaj të jashtme.
FLINI ME BARK: Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë reçipetat e duhura. Reçipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengoni qarkullimin e gjakut në gjëndrat limfatike.
NUK PËRDORNI KREM KUNDRA DIELLIT: Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja topless në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit.