20:00 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 kandidatët për prokuror merren sot në pyetje nga KLP, nesër del renditja e tyre

09:16 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 kandidatët për prokuror merren sot në pyetje nga KLP, nesër del renditja e tyre

Duke filluar nga ora 09:30 ditën e sotme, fillojnë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë intervistimet e tre kandidatëve zyrtar të mbetur në garën për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela në lidhje me pikëzimin dhe vlerësimin përfundimtar.

Duke qenë se posti i kreut të organit të akuzës është administrativ, pyetjet dhe interesimi i anëtarëve të KLP nuk do të jenë lidhur me karrierën dhe dosjet që kanë trajtuar dhe hetuar kandidatët gjatë punës së tyre, por në lidhje me aftësitë drejtuese, aftësitë profesionale dhe organizative.

Gazetari i Fax Neës Sokol Dema raporton se intervistimi do të jetë i ngjashëm me kandidatët e SPAK, por me ndryshimin se kësaj here do të jetë e gjitha transparente, në transmetim të lirë direkt në media (kërkesë e cila është bërë prej kohësh nga mediat).

Një ditë pas intervistimit, që i bie ditën e enjte, datë 14 nëntor, KLP do të publikojë renditjen e tre kandidatëve, nga më i miri tek më pak i miri, renditje e cila kalon në Kuvend. Ky i fundit është i detyruar që brenda 30 ditëve të kalojë për votim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili sipas Kushtetutës kërkon shumicë të cilësuar votash, 84.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedh Prokurorin e Ri të Përgjithshëm me 3/5-at e votave, atëherë me vendim të KLP emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme kandidati i parë i renditur nga pikëzimi dhe vlerësimi.

E gjithë kjo procedurë, nga ku vendi do të ketë kreun e ri të akuzës me mandat të plotë, pritet të bëhet brenda afatit 30 ditor, me fillimin e numërimit nga dita e enjte, datë 14 nëntor.

Në krye të Prokurorisë së Përgjithshme prej gati dy vitesh ka drejtuar si e përkohshme, Arta Marku, e zgjedhur me akuzash nga opozita. Ajo rikthehet në Kuvend për të kërkuar një mandat të plotë.

Etiketa: arta markufjona memcajintervista e kandidateve per prokuroreolsian cela
Pas

Gjendet i vdekur në rrugë 34-vjeçari nga Vlora

Para

Ishte duke shkuar në punë, si gjeti vdekje në rrugë 34-vjeçari nga Vlora, baba i një fëmijë

Para
Aksident tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar (FOTO & EMRI)

Ishte duke shkuar në punë, si gjeti vdekje në rrugë 34-vjeçari nga Vlora, baba i një fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.