Dy të rinj, banues në Sukth të Ri të Durrës, janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u kapën në flagrancë me 3 kilogramë drogë, armë zjarri dhe 30 fishekë.
Arrestimi i tyre u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku pas kontrollit të ushtruar në një çantë u sekuestrua sasia e drogës dhe arma bashkë me fishekë.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar 3 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Julian Maloku 24 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.
- Edison Shyti 29, banues në Sukth I Ri, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 28.06.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë që e kishin shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
- një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm;
- një kreher me 30 fishekë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
- E.M. 20 vjeç, banues në Sukth I Ri, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)