06:22 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 muaj pa paga dhe 9 muaj pa iu derdhur siguracionet/ Naftëtarët e Ballshit ndihen të tradhëtuar: Nesër protestojmë në Tiranë

11:00 | 23/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 muaj pa paga dhe 9 muaj pa iu derdhur siguracionet/ Naftëtarët e Ballshit ndihen të tradhëtuar: Nesër protestojmë në Tiranë

Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë përpara prefekturës, ku janë ankuar për shkak se tre muajt e fundit nuk u janë dhënë pagat, ndërsa prej 9 muajsh nuk u janë derdhur siguracionet nga familja.

Janë më shumë se 600 puonjës në Rafierinë e Ballshit, që pritet ta përshkallëzojnë protestën e tyre, duke ardhur në Tiranë përpara Ministrisë së Energjitikës.

“Siç e dini dhe ju kjo është një situatë e përsëritur, nuk na janë paguar sigurimet shoqërore prej 9 muajsh, dhe pagat nuk na kanë kaluar për tre muaj. Zoti prefekt na premtoi herën e kaluar se do ta zgjidhte këtë situatë, ndërsa sot nuk është fare këtu. 

Ka njerëz të sëmurë që nuk shkojnë dot të kurohen dhe të vizitohen, unë vetë figuroj i punësuar dhe nuk hyj dot as në skemën e ndihmës ekonomike. Pse nuk janë derdhur 9 muaj sigurimet shoqërore, dikush duhet të japë llogari!”, shprehet një prej punonjëse.

“Ka një muaj e gjysmë që nuk vjen asnjë përfaqësues i kompanisë që të bisedojë me ne, të paktën të na shkëpusin librezën e punës, që të mos figurojmë të punësuar. Ndihemi të braktisur totalisht, nuk vjen një deputet që të vijë dhe të bisedojë më tej. Kështu nuk mund të vazhdohet, ka njerëz që e kanë lidhur jetën me atë uzinë. 

Nuk kemi të ardhura të tjera, pjesa dërrmuese e punëtorëve janë nga Ballshi, që përveç naftës ka zero mundësi punësimi. Na janë mbajtur paratë nga rrogat për sigurimet dhe nuk janë derdhur, ku kanë shkuar këto para. Shkojnë të dalin në pension dhe nuk bëjnë dot dokumentat, nuk mban asnjë institucion përgjegjësi”, tregon më tej punonjësi shqetësimin e tij.

Ata kujtojnë dhe një videokonferencë që kanë kryer me ministrin dhe me kryeministrin, ku ende nuk kanë marrë paratë  14 rrogave të prapambetura që prej 3 vitesh.

Pas

Vrasja e gazetarit, Arbia Suadite dënon me vdekje 5 persona

Para

“Turp t’ju vijë, kërkoni falje…”, komentatori qan në emision për humbjen e Milanit (Video epike)

Para
“Turp t’ju vijë, kërkoni falje…”, komentatori qan në emision për humbjen e Milanit (Video epike)

“Turp t’ju vijë, kërkoni falje…”, komentatori qan në emision për humbjen e Milanit (Video epike)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.