Ndarja e kantautroit Stine nga ish-partnerja Graciela ishte një nga ngjarjet më të bujshme në mediat rozë vitin që lamë pas.
Edhe pse fillimisht çifti nuk ka dashur t’a bëjë publike ndarjen, ka qënë vetë Stine ai i cili e ka dhënë lajmin e ndarjes duke thënë se gjërat mes tyre nuk shkonin mirë.
Pas publikimit të lajmit nga kantautori, edhe ish-partnerja e tij e konfirmojë po publikisht ndarjen.
Por ajo që ka habitur është deklarata e Sitnes në një intervistë televizive. Gjatë fjalë së tij ai është shprehur se ndoshta mund t’i rikthehet sërish marrëdhënies së vjetër.
“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, tha Stine.
Mesa duket gjithçka tani është në dorë të Gracielës, e cila nëse ndryshon sjelle mund të jetë sërish në një lidhje më Stinen.