Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin “U-Transparenca.al”, një hapësirë sipas tij ku studentët shqiptarë do të gjejnë çka ju nevojitet për të marrë shërbime si dhe për të përmirësuar sistemin e arsimit të lartë.
Krijimi i këtij portali vjen rreth 3 muaj pas protestës për më shumë se 1 muaj të studentëve shqiptarë të cilët parashtruan në listën e kërkesave 8 pika kryesore.
Rama shprehet se ky portal është një hap shumë i rëndësishëm për reformën në arsim dhe është një pikë kyç që shërben për plotësuar kërkesat e studentëve.
Portali do të mbajë informacione të detajuara që lidhen me jetën aktive të studentëve, universiteteve dhe palëve të treta si dhe më e rëndësishmja është se do të bëjë transparente buxhetin e qeverisë për Univeritetin.
“Të gjitha informacionet e portalit kanë nje vlerë tjetër se nuk jane statistika të vdekura po lidhen me jeten aktive të studentit dhe universiteteve. Buxheti për universitetin do të publikohet në këtë portal. Portali ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor dhe prodeduarat për marrëveshje mes institucioneve, kuotave, bursave si dhe mbi mundësitë e reja që do krijohen për të lëhtësuar futjen e univeriteteve dhe studentëve në treg.” tha Rama.
Një cështje tjetër që Rama ka diskutuar gjatë fjalës së tij është se ka filluar puna e krijimit të ndërmarrjeve dhe e vetëfinancimit të Univeristeteve nga këto ndërrmarje. Rama ka marrë shembull Universitetin Bujqësor të Tiranës që ka filluar të vërë në zbatim këtë projekt.
“Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka nisur krijimin e një ndërmarjeje, krijimi i fermës me fondin 1 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Krijimi i portalit të tranparencës është fillimi i një procesi informimi dhe komunikimi mes studentëve dhe partnerëve të tjerë” shprehet Rama.
Ky portal krijon mundësi për komunikim mes studentëve, dekanateve etj. Të gjithë do kenë mundësi të japin opinione, të bëjnë ankesa, dhe janë të hapura për publikun brenda univeristeteve dhe jashtë tij.
Rama thotë se punimet për infrastrukturën e konvikteve po vazhdojnë dhe se do rriten standartet .
“Një vlerë e shtuar e protestës së studentëve është punësimi i studentëve në administatë. Janë punësuar 373 studentë ekselentë. Studentë që kanë përfunduar me 9 dhe 10 do bëhen pjesë e administratës civile dhe pjesë që nuk hyn në administratën civile. Me renditje preferenciale nga ata që kanë mbaruar jashtë, më pas studentët që kanë mbaruar në universitetin publik në fund studentët që kanë mbaruar në atë privat. Përfitojnë studentët me rezulate të shkëlqyera, dhe nuk kanë arsye pse të mendojnë se se i ka zënë rrugën partia, përfiton dhe administrata e shtetit. Ka nisur faza e dytë e punësimit të studentëve. Përfitojnë studentët me rezulate të shkëlqyera, dhe nuk kanë arsye pse të mendojnë se se i ka zënë rrugën partia, përfiton dhe administata e shtetit”
.Kryeministri Rama ka folur dhe për ecurinë e procesit të krijimit të bibliotekës dixhitale.
“Procesi për bibliotekën dixhitale ka avancuar dhe po bëhen përgatitje për ti dhënë akses të gjithë njerëzve e sidomos studentëve. Biblioteka ka në përbërje mijëra tituj dhe punime shkencore që do u shërbejnë studentëve.”
Për kartën e studentit të kërkuar prej shumë vitesh nga studentët po punohet ndërkohë por që është një proces pak i vështirë ka thënë Rama.
Këto reforma që po merren nga qeveria dhe kryeministri Rama vijnë në sajë të kërkesave të studentëve të parashtruara në protestën që ata zhvilluan 3 muaj më parë. Në tëtë pika kryesore ata kërkuan:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
(J.B/ faxweb.al)