02:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“3 përgjegjësit e grabitjes në aeroport janë…”, flet ish-shefi i komisariatit të Rinasit

08:43 | 12/04/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“3 përgjegjësit e grabitjes në aeroport janë…”, flet ish-shefi i komisariatit të Rinasit

Policia e shtetit, Kontrata me kompaninë koncesionare dhe Drejtoria e Aviacionit Civil janë tre përgjegjësit e grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit më 9 prill sipas kolonel Kapllan Xhangoli.

Kështu është shprehur Xhangoli ish-shefi i komisariatit të Rinasit (1997) dhe një nga specialistët e spikatur në policinë shtetit për sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë për vjedhjen e afro 10 milionë eurove, në emisionin  emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku.

“Kontrata e me kompaninë koncesionare. Në vitin 2004 kur është hartuar kjo kontratë kam qenë në drejtorinë e Rendit në ministrinë e Brendshme për mbrojtjen dhe sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë. Unë dhe kolegët e mi jemi habitur nga mënyra se si është hartuar ajo kontratë. Ajo i linte fushë të gjerë veprimi koncesionarit dhe policia e shtetit ishte jashtë loje duke u mënjanuar nga detyrat që ajo ka. Koncesionari është favorizuar në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Për mua, kontrata duhet korrigjuar urgjentisht.

Policia e shtetit. Policia është përgjegjësi kryesor që përgjigjet përpara shtetit shqiptar dhe kushtetutës. Policia vërtetë nuk lejohet të futet me armë në pistë, por si strukturë ajo ka detyra të veçanta. Fjala vjen ditën e grabitjes kanë udhëtuar në aeroport kreu shtetit, kryeministri dhe një personalitet i lartë i diplomacisë amerikane dhe policia duhet të bënte një plan masash. Fakti që grabitja ndodhi pikërisht atë ditë do të thotë që policia ka qenë jashtë funksionit të saj.

Drejtoria e Aviacionit Civil. Kjo drejtori ka për detyrë ligjore të mbajë nën mbikëqyrje këtë koncesionar pothuajse ka qenë ortak me të. Ka patur një bord drejtues prej 13 zyrtarësh me titullarë të lartë dhe masat që duhet të merreshin, nuk zbatoheshin. Habia ime më e madhe është se jetonin në një çati policia e shtetit, siguria e aeroportit TIA, koncesionari dhe nuk kontaktonin me njëri-tjetrin, por komunikimi i tyre ka qenë formal vetëm me shkresa. Si ka mundësi që përfaqësues të tyre nuk komunikojnë, nuk diskutojnë dhe nuk arrijnë në konkluzione për problemet që ka aeroporti? Habia ime është që koncesionari deklaron për policinë e shtetit se nuk të njoh fare unë ty për këto probleme që ti ngre”, tha Xhangolli.

Lidhur me dislokimin e ushtrisë në aeroport Xhangolli u shpreh është shkelje e hapur e ligjit për aq kohë sa nuk është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme.

 

Etiketa: grabitja ne RinasKapllan Xhangoli
Pas

Alarm bombe në Parlamentin grek. Kërcënon autori, “Do të ketë viktima”

Para

Viktimë e përplasjes së përgjakshme, dalin rezultatet e testeve të Messit

Para
Viktimë e përplasjes së përgjakshme, dalin rezultatet e testeve të Messit

Viktimë e përplasjes së përgjakshme, dalin rezultatet e testeve të Messit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.