Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi 3 pacientë janë dërguar me urgjencë drejt Sanatoriumit të Tiranës.
Dyshohet se pacientët janë me Grip Derri.
Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik.
Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.
Disa nga simptomat që tregojnë se mund të jesh prekur nga ky grip janë: Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para, ftohje (acarim), dhimbje të kokës, dhimbje të muskujve, humbje të apetitit Molisje (lodhje ekstreme), skuqje dhe djegie e syve, kollë e thatë etj.
Në disa raste po shfaqen edhe simptoma të tilla sI, marramendja, vjellje dhe diarreja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)