Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur një kantinë vere në fshatin Rrashbull të Durrësit.
3 persona me maska kanë hyrë në ambientet e kantinës dhe kanë marrë një kasafortë. Gjatë momentit të grabitjes autorët të maskuar kanë lidhur rojen e kantinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 pasi kanë marrë kasafortën autorët kanë marrë një furgon të kantinës dhe janë larguar nga vendngjarja.
Grabitësit kanë grabitur edhe furgonin tip “Benz” me targa DR 3538 D. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post