08:27 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 rrugë në rrethin e Kukësit marrin emrat e Dëshmorëve të Policisë

16:21 | 05/05/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 rrugë në rrethin e Kukësit marrin emrat e Dëshmorëve të Policisë

5 Maj, përkujtohen Dëshmorët e Atdheut!

Emërtohen 3 rrugë në rrethin e Kukësit, me emrat e Dëshmorëve të Policisë, Selim Halili, Ramadan Hilaj dhe Shkëlzen Dobrushi.

Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunimin me pushtetin vendor, ka zhvilluar ceremoni përkujtimore, për të vlerësuar aktin sublim të punonjësve të Policisë, të rënë në krye e për shkak të detyrës.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në qytetin e Kukësit, u zhvillua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule, ku morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Prefekti i qarkut, kryetari i Bashkisë Kukës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, efektivë të DVP Kukës, mesues dhe nxënës të shkollave të rrethit.

Gjithashtu, u zhvillua ceremonia e emërtimit të rrugëve në rrethin e Kukësit, me emrat e Dëshmorëve të Policisë Kukës, Selim Halili, Ramadan Hilaj dhe Shkëlzen Dobrushi. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i DVP Kukës, Drejtori i DVKM Kukës, kryetari i Bashkisë Kukës, efektivë të DVP Kukës, familjarë të Dëshmorëve dhe veteranë.

Drejtori i DVP Kukës, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, u shpreh:

“Sot, në këtë ditë të shënuar, ditë kujtese, jemi mbledhur për të nderuar jetën dhe kontributin e dhënë gjatë karrierrës policore, nga 3 Dëshmorët e Policisë së Shtetit, Selim Halili, Ramadan Hilaj dhe Shkëlzen Dobrushi, të cilët, me shpirtin e sakrificës dhe vetëmohimit që i karaterizonte, nuk kursyen as jetën e tyre, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të garantuar rendin publik.

Për të nderuar dhe lartësuar sakrificën e Dëshmorëve, me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Kukës, do të emërtohen 3 rrugë në rrethin Kukës, me emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, Selim Halili, Ramadan Hilaj dhe Shkëlzen Dobrushi.

Emërtimi i rrugës në fshatin Bicaj, me emrin e Dëshmorit të Policisë së Shtetit Selim Halili dhe i dy rrugëve në lagjen e re, qytetin e Kukësit, me emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit Ramadan Hilaj dhe Shkëlzen Dobrushi, është një akt qytetarie, mbështetjeje për organizatën e Policisë, si dhe për shprehje falënderimi për familjarët e Dëshmorëve.

Ky proces i emërtimit të rrugëve me emrat e Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit, shpresoj që, edhe me mbështetjen e bashkive të tjera të qarkut, të vijojë, pasi do jetë një vlerë e shtuar dhe krenari për familjarët e tyre, por edhe për të gjithë komunitetin.”

NDERIM TË PËRJETSHËM AKTIT SUBLIM TË DËSHMORËVE TË POLICISË SË SHTETIT.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Pas

Policia kontrolle në shkolla, nxënësve u gjenden thika, doreza hekuri dhe pistoleta plastike

Para

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Spanjës

Para
Lëvizte i armatosur me makinë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Spanjës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.