09:18 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

3 takime informale në pak ditë/ A po përgatiten Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi për zgjedhje të parakohshme?!

15:13 | 31/10/2019
në Te Gjitha
0
Mbyllet mbledhja në Kryesi e socialistëve, po Rama pse mungoi?! Vendimi që u mor

Në një kohë kur të gjithë artikulojnë zgjedhjet e parakohshme, që mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, Faxweb.al mëson një lëvizje interesante në radhët e socialistëve. Vetëm në ditët e fundit ka pasur të paktën 3 takime joinformale ndërmjet dy prej personazheve më të rëndësishme në PS, pas Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.

Takimet mes të dyve janë zhvilluar në ambiente private të kryeqytetit, pa praninë e personave të tjerë, çka na bën të mendojmë se bisedat e zhvilluara mes tyre kanë qenë tejet sensitive. Situata në PS, veçanërisht pas vendimit të BE-së për të mos na çelur negociatat as këtë vit, nuk ka qenë aspak e qetë, madje në mbledhjen e Kryesisë janë shtuar zërat e brendshëm kundërshtarë me Edi Ramën.

Kundërshtitë nuk vinin më nga Ditmir Bushati që ka dalë qartësisht kundër numrit 1 të qeverisë, por nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko apo Mimi Kodheli, të tre senatorë në PS, dhe të besuar në poste shumë të larta ministrore në mandatin e parë të qeverisë së Edi Ramës. Kodheli kishte shkuar deri aty sa kishte deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme duhej parë si një nga opsionet për të dalë nga kriza politike e tejzgjatur.

Po ashtu të tjera figura në radhë si Niko Peleshi, Blendi Klosi, por pse jo dhe Erion Veliaj presin për një lëvizje të gabuar nga ana e Ramës, në mënyrë që të fitojnë terren në PS, dhe të mund të synojnë sërish poste drejtuese në partinë kryesore të së majtës.

Nga ana tjetër opozita pavarësisht se ka artikuluar zgjedhjet e parakohshme për disa herë me radhë, është e qartë se pa një Reformë të re zgjedhore ato nuk mund të realizohen. Të gjitha shanset janë që Reforma të miratohet përpara Janarit, dhe ndoshta me një dakordësi të gjerë, që do të shënojë urën lidhëse dhe për zgjidhjen e krizës politike.

A do të ndërmjetësojnë Ruçi dhe Balla për futjen e opozitës së rrugës në zgjedhje të parakohshme me Edi Ramën kryeministër, dhe Edi Ramën në zgjedhje të parakohshme, kjo mbetet për t’u parë…

“Dorëheqja nuk nënkupton dhënien e pushtetit në tavolinë” plas në PS, Xhafaj dhe Majko kritikojnë ashpër Ramën në mbledhje

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: balla ruciZGJEDHJET E PARAKOHSHME
Pas

“Sëpata e Zezë”, mafia nigeriane që rrëmben njerëzit dhe i zgjidh “problemet” me hanxharë

Para

VIDEO/ Nuk është Halla-Vini, Gentjan Zeneli zbulon festën që i tremb më shumë burrat

Para
“Të kam xhan”, kush ia ka dhuruar 10 vitet më të lumtura të jetës Gent Zenelajt?

VIDEO/ Nuk është Halla-Vini, Gentjan Zeneli zbulon festën që i tremb më shumë burrat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.