11:44 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 vite hetime, SPAK jep njoftimin zyrtar për 42 urdhër-arrestet, kush janë dy policët e përfshirë

10:24 | 10/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
14 të arrestuarit për trafik droge drejt Greqisë, zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së, dënime të rënda për trafikantët (EMRAT)

SPAK ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin që është ndërmarrë në disa qytete të vendit, ku janë caktuar masat e sigurisë arrest me burg për 42 persona.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se hetimet për këtë operacion zgjatën për 3 vite, ndërkohë që në mesin e të arrestuarve janë dhe dy punonjës policie, të identifikuar si Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019.

Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit proaktiv 3 (tre) vjeçar, është provuar veprimtaria e kundraligjshme e 5 (pesë) grupeve të strukturuara kriminale. Janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars – nëntor 2020.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është drejtuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr.16 datë 08.03.2022 ka vendosur:

caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, për 42 (dyzetedy) shtetas;

caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale për 1 (një) shtetas;

caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, për 1 (një) shtetase.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Më datë 10.03.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.16 datë 08.03.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Pas

“Le ta gëzojnë komunikimin me njëri-tjetrin, pa ne”, Rusia ‘heq dorë’ nga Këshilli i Europës!

Para

Banorët e “5 majit” dhe Paskuqanit protestë para Parlamentit: Kanë devijuar projektin e Unazës së Madhe që të ndërtojnë pallate oligarkët

Para
Banorët e “5 majit” dhe Paskuqanit protestë para Parlamentit: Kanë devijuar projektin e Unazës së Madhe që të ndërtojnë pallate oligarkët

Banorët e “5 majit” dhe Paskuqanit protestë para Parlamentit: Kanë devijuar projektin e Unazës së Madhe që të ndërtojnë pallate oligarkët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njeriu i Trump hyn në Gaza, Steve Witkoff do të inspektojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët

Divjakë/Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

“Indeksi që rrëzon propagandën 12-vjeçare” – Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij

Momenti kur një burrë me skizofreni rrëmben një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim

E rëndë/ Ishin me pushime në Puerto Riko, gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur italian kafshohet nga një peshkaqen! Si paraqitet gjendja e saj

I jep me qira makinën 41-vjeçarit, por nuk ia kthen më. Shpallet në kërkim burri, punohet për…

Shkodër/Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.