10:42 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 vite nga vrasja e Pëllumb Marknikollajt, detajet e tmerrshme: U rrah me karrige, dhe u inskenua hedhja nga ambientet e komisariatit

10:11 | 03/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 vite nga vrasja e Pëllumb Marknikollajt, detajet e tmerrshme: U rrah me karrige, dhe u inskenua hedhja nga ambientet e komisariatit

Kur kanë kaluar 3 vite nga vrasja në burgun grek e të riut shqiptar Pëllumb Marknikollaj, për familjarët rëndon ende pasha e moszbardhjes së ngjarjes.

I ftuar në studion e Fax news paraditen e sotme ishte gazetari Aulon Kalaja, i cili është impenjuar për këtë çështje, dhe ka hetuar rreth misterit të këtij krimi që u tentua të shitej si një vetëvrasje e të riut shqiptar.

Kalaja u shpreh se vrasja e tij është mbajtur për ditë me radhë e fshehur nga ana e policisë greke, ndërsa dhe rezultatet e ekspertizës kanë qenë kontradiktore.

“Kanë kaluar tre vite që nga vrasja e Pëllumb Marknikollajt, ku ai kishte detyrimin e paraqitjes në burgun e Anopatisias. Kjo vrasje u mbajt e fshehur më shumë se 15 ditë, ata e kanë gjetur trupin e tij duke u varrosur në varrezat e Athinës në mënyrë të fshehtë. Është tentuar që të manipulohet dhe ekspertiza e vdekjes së tij, duke e shitur këtë ngjarje të rëndë si vetëvrasje.

Kam rreth 3 vite që jam marrë me këtë çështje nga afër si gazetar, jam njohur me shqetësimin e familjarëve, dhe u kam kërkuar atyre që të merrja përsipër këtë ngjarje. Kemi arritur që në Nëtorin e vitit të kaluar kemi realizuar një dokumentar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Përfundimi i parë i këtij dokumentari është se ky i ri është vrarë nga ana e policisë greke, ndryshe nga sa është thënë nga policia dhe ekspertiza greke.

Ka një trajtë misterioze kjo histori, janë 119 shqiptarë që janë vrarë nga ana e policisë greke, jo që kanë vdekur se numri është shumë më i lartë. Greqia jo pak herë është bërë shembull për shkeljen e të drejtave të njeriut, ka shumë problem veçanërisht për shqoiptarët. Pëllumb Marknikollaj kishte pasur disa probleme me ligjin në Greqi, ka shkuar rregullisht në komisariat, nuk i ka bërë bisht asnjëherë detyrimit të tij, ka dashur që të jetë i pastër me drejtësinë greke”, u shpreh Kalaja.

Në bashkëbisedimin me gazetaren Isida Muço, Kalaja dha detaje dhe nga ngjarja, ku Marknikollaj u gjet me fraktura të shumta në trupin e tij. Gazetari u shpreh se fillimisht policia kishte deklaruar se I riu shqiptar ishte hedhur nga kati i tretë, gjë që ishte e pamundur sa kohë që procedurat e detyrimit të paraqitjes dhe marrja në pyetje kryheshin në katin e dytë të komisariatit.

“Ka hyrë dhe rreth orës 13 me orën greke, dhe pas një ore e gjysme ai ka mbërritur në spitalin e kryqit të kuq i vdekur, pra ka qendruar në ambientet e komisariatit për 51 minuta. Kjo histori fut ujë nga të gjitha anët, pasi policia tha fillimisht se ishte hedhur nga kati i tretë i komisariatit, ndërsa më vonë nga kati i dytë.

Nga kati i tretë nuk mund të hidhej pasi marrja në pyetje nuk merrej aty, dyert e komisariatit nuk mund të happen nga brenda, dhe ato hapen vetëm me urdhër nga lart.

Detyrimi i paraqitjes si procedurë nuk zgjat më shumë se pesë minuta, frakturat në trupin e tij janë të tmerrshme, dhe frakturën më të madhe e ka në pjesën e kokës”, deklaroi gazetari.

Më tej Kalaja tha se ai ishte konsultuar dhe me një nga ekspertët më të mirë që ka vendi ynë, Bardhyl Çipi, i cili ka deklaruar se plagët që kishte Marknikollaj janë realizuar nga goditja me mjete të forta, dhe më pas është inskenuar vetëvrasja duke hedhur trupin e tij nga dritarja.

“Eksperti që unë kam intervistuar është një nga më të mirët në vendin tonë Bardhyl Çipi, i cili thotë se Marknikollaj është goditur me mjete të forta, që mund të kenë qenë këmbë karrige apo shkopa bejsbolli, dhe më pas policia ka inskenuar një hedhje të tij nga kati i dytë i komisariatit.

Vrasja e dytë që është bërë është fshehja e ngjarjes nga ana e familjes, të cilët nuk kanë marrë asnjë lajm rreth tij. Vëllai i Pëllumbit ka shkuar në Greqi dhe ka pyetur një sekser të kompanive funerale, dhe ka zbuluar se trupi i të vëllait ishte palosur në një arkivol që ishte më i vogël se përmasat e tij.

Ai varr nuk do të kishte asnjë emër, dhe do të ishte e pamundur që të gjendej, do të kishte vetëm një numër. Pas një debati të madh, ata kanë mundur që të marrin trupin e të vëllait të tyre , dhe e kanë sjellë atë në Shqipëri”, tha Kalaja.

Në fundin e bisedës pati dhe një denoncim për autoritetet shqiptare, të cilat heshtin për vrasjen e 190 shqiptarëve në Greqi, duke thënë se familja Marknikollaj nuk ka marrë asnjë ndihmë për zbardhjen e kësaj vrasje tronditëse.

“Ambasada e Shqipërisë në Greqi nuk ka dhënë asnjë ndihmë për familjen e Marknikollajt, të njëjtën linjë ka ndjekur dhe Ministria jonë e Jashtme”, përfundoi fjalën e tij gazetari Kalaja.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Bën sikur nuk e di, nuk e sheh”, Basha i ashpër me Ramën: Po bën gjithçka t’i harrohet bankomati Dako!

Para

Klement Zguri i vetëm në KQZ, anëtarët e propozuar nga PS nisin pushimet. Nuk njohin dekretin e Metës

Para
Klement Zguri i tregon PS-së rrugën ligjore: Shkarkimin tim nuk e vendosni ju!

Klement Zguri i vetëm në KQZ, anëtarët e propozuar nga PS nisin pushimet. Nuk njohin dekretin e Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha sulme të ashpra: Irena Gjoka mashtruese ordinere! Kreu i SKAP-it, anëtar i organizatës së Troplinëve

Zjarri në Shkopet vijon të djegë pyjet, flakët zhvendosen mbi digën e HEC-it dhe banesave

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

Izraeli godet Gazën qendrore, sulme tokësore dhe ajrore në Deir al-Balah

“Rishikim të ligjit të arsimit të lartë”, Rama: I janë bërë vitet për t’u riparë, kanë ndodhur të reja në botën akademike

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Velipojë/81-vjeçari pëson arrest kardiak sapo hyn në det

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, policia kontrolle në 14 banesa

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, dëme materiale

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.