Ky është momenti i pabesueshëm kur dëshmitarët bashkojnë forcat për të shpëtuar një vajzë të re që bie nga ballkoni i katit të katërt, pasi u la në shtëpi vetëm, shkruan Daily Mail.
Vajza tre vjeçare u ul në një mburojë shiu dhe bëri thirrje për nënën e saj derisa kalimtarwt e vënë re. Grupi mori një jorgan për ta kapur.
Dëshmitarët thanë se vajza “ra me disa përplasje” përpara se të binte në jorgan. Ajo kishte gjakderdhje në hundë por nuk kishte ndonjë lëndim.
Incidenti ndodhi në një lagje banimi të Zigong në Provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës. Thuhet se nëna e saj doli për pazar ushqimor në orën 11 të mëngjesit më 19 mars.
Cheng Zhong, një nga shpëtuesit, i tha gazetarit: “Unë u thash për ndihmë sapo vura re një vajzë të ulur në një mburojë shiu në ndërtesën e kundërt”.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post