Familja Balli në Lezhë jeton në kushte të vështira jetese. Tërmeti i 3 viteve më para i dëmtoi banesën ndërsa bashkia ia shëmbi për ti hapur rrugë rindërtimit. Kryefamiljarja tregon se ka djalin e sëmurë dhe se jeton te i afërmi i tyre për shkak se banesa është bërë e pajetueshme dhe nuk ka ardhur askush të interesohet.
Ajo dhe kunati i saj kanë bërë apel për ndihmë.
“Kam djalin invalid. Djali ka bërë aksident, është në krevat. Jemi pa shtëpi, shtëpinë e prishi tërmeti, erdhën e prishën. 3 vjet. Nuk kanë ardhur më. Unë jetoj te shtëpia e kunatti. Jeta shumë e vështirë. Shtetit i kërkoj shtëpinë, ma dinë hallin”– ka thënë ajo për Faxnews.