07:09 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

30 deklaratat e forta të Metës për Ramën, Bashën, koalicionin dhe marrëveshjen PS-PD (LISTA)

23:51 | 06/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta e thotë hapur: Kam një javë që s’flas me Ramën

 

Presidenti i zgjedhur i vendit Ilir Meta ka bërë në “Debati në Channel One” disa deklarata të forta për Ramën, Bashën, koalicionin dhe marrëveshjen mes PD dhe PS.

Teksa foli për disa çështje të rëndësishme, Meta artikuloi opinione dhe akuza që nuk i kishte bërë më përpara.

Ndër to, më të fortat ishin kur ai tha se Rama kishte manipuluar shumë herë ndërkombëtarët për çështjen e reformës në drejtësi por jo vetëm por edhe kur quajti Bashën një aksident në PD.

Ne kemi zgjedhur 30 deklaratat më të forta të Metës të dhëna në  këtë intervistë televizive:  

1-Mund të jetë një rilindje e përbashkët mes PD dhe PS.

2-Rama nuk e di se çfarë kërkon dhe se çfarë do të bëjë në këtë vend dhe nuk e kupton që të jesh Kryeministër apo të kesh një pozicion të caktuar, nuk do të thotë të sillesh si pronar i vendit dhe të bësh çfarë të duash me institucionet, me demokracinë, me votën e qytetarëve.

3-Arriti të manipulonte shumë ndërkombëtarë. Arriti të manipulonte shumë për shkak të paaftësisë të opozitës, e cila nuk ishte shumë koherente.

4-Dështoi skenari i Ramës për të bërë zgjedhje pa opozitën

5-Marrëveshja është bërë në një mungesë transparence, sepse marrëveshja realisht duhet të ishte bërë në tryezën e partive parlamentare.

6-Mendoj se ata janë në një hall të madh. Halli i tyre mendoj se është rritja e madhe e LSI-së.

7-Është e qartë që u vetmi njeri që nuk është për atë punë është Edi Rama. Ai ka abuzuar me mirsinë e ministrave të LSI. 

8- Basha  bën si i fortë se ka ndenjur me Edin, po ai në vend të ndërronte drejtorin e përgjithshëm të Policisë, vajti mori drejtor OSHEE-je.

9- Z.Basha ka ndenjur 3 vite jashtë shtetit në këto katër vjet, verifikoni sistemin TIMS.

10- Ai u zgjodh kryetar bashkie me votat e LSI, se kurrë në botë nuk do ishte bërë.

11- Në rast se Shqipëria do të ketë dy parti, një nga këto dy parti do të jetë pa asnjë diskutim LSI-ja 

12- Besoj se ata të dy kanë bërë një marrëveshje për të zgjidhur hallet e tyre.

13- Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja.

14- Nuk mund të jepen koncesionet fshehurazi, të jepen burimet natyrore të Shqipërisë fshehurazi, të jepen miliardë euro fshehurazi.

15- Për zotin Rama gjithmonë përgjegjësinë e ka ose Berisha, ose Luli, ose LSI-ja. Pra, gjithmonë ai fajin do ta gjejë diku, asnjëherë nuk do ta gjejë te vetja e tij. Unë mendoj se kjo arrogancë e tij do të ndëshkohet në mënyrë të pandalshme më 25 qershor.

16- Rilindja e z.Ramës nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistët.

17- Mosmirënjohja sëmundje e pashërueshme e z.Rama.

18- Ai kishte frikë nga Ben Blushi për të konkurruar në parti dhe bëri një referendum.

19-Nuk e di a ka apo jo patentë z.Rama, por unë nuk do të hipja kurrë në një makinë me të.

20-LSI-ja nuk mban përgjegjësi për drejtimin e qeverisë. LSI-ja ka mbajtur përgjegjësitë e veta për pozicionet që ka pasur dhe LSI-ja tani do të marrë qeverinë dhe do të mbajë përgjegjësitë e saj për këtë drejtim.

21-Me aq para sa u përdorën për Rrugën e Kombit mund të ishin bërë dhe nja tre rrugë të tjera. Ka pasur ca probleme me tunelin (Basha), por shpresojmë të mos ketë më.

22- Z.Basha është një aksident i madh i PD-së

23- Si politikan i nivelit të parë është mjaft i dobët, sepse nuk ka shtyllë kurrizore të fortë. Nuk e mban falën dhe ky është një problem i madh

24- Kam një javë që nuk takohem me Z.Rama.

25- Kemi të bëjmë me dy politikanë si Rama e Basha, të cilët nuk janë politikanë vlerash, as politike, as njerëzore, por janë thjesht dy politikanë pushteti

26- Do të ketë koalicion me forcat e tjera, pasi mendoj se edhe forcat e tjera do të marrin disa mandate.

27- Nuk ka asnjë shans që Basha dhe Rama të marrin bashkë 71 mandate

28- Përgjegjësia për kanabisin është mbi Edi Ramën, ai zgjodhi të besuarin e tij Tahiri edhe pse nuk kishte mbështetje

29-Unë jam i bindur se më 25- qershor, LRI do i çojë (Ramës) një timon dhe një tepsi, edhe në Surrel që të ngelë gjithë jetën atje, edhe një timon edhe një tepsi.”

30- Ky vetë (Rama) s’ka treguar asnjë lloj respekti e konsiderate për të gjitha gratë e PS në vite, disa gra me shumë personalitet u zëvendësuan me ata që u zëvendësuan.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramailir metalulzim basha
Pas

“Ministri lesheli, kanë lidhje po aq sa një gomar mashkull me një pulë hermafrodite”

Para

Artur Zheji: Rama po i bën dredhi Bashës, pas zgjedhje koalicion me LSI-në

Para
Artur Zheji: Rama po i bën dredhi Bashës, pas zgjedhje koalicion me LSI-në

Artur Zheji: Rama po i bën dredhi Bashës, pas zgjedhje koalicion me LSI-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.