Projektligji për vettingun e policisë i cili u miratua dje në Kuvend edhe me votat e LSI-së tashmë është në dorë të presidentit Ilir Meta, i cili ka afat brenda 20 ditësh për tu shprehur.
Pas publikimit në fletore zyrtare, 15 ditë më pas ligji i vettingut hyn në fuqi. Më pas cdo punonjës policie ka afat 30 ditë për të dorëzuar dokumentet dhe brenda këtij afati kohor do të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik Përkatës.
Sipas zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj I cili bërëi një prononcim për median, ‘Vlerësimi përfundimitar do të bëhet 24 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Procesi do të penalizojë ata që meritojnë të penalizohen dhe promovojë ata që do të promovohen. Nëse dikush do të dorëhiqet ka mundësi të bëjë brenda 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit”.
(E.K/FAXWEB)
Po Mire ky Zv.Minister, qe ka 5 vjet pune, dhe e mban mend rrogen e tij, po policet qe kane mbi 10 vjet pune, qe kane levizur nga nje vend ne tjetrin, qe kane marre shperblime, qe kane patur prinderit, kane qene vete me vellezer e motra e tani kane femijet, emigrante me por me shume pa dokumenta te rregullta neper vendet e BE, qe kane shitur e blere, e jo gjithcka e kane bere me dokumenta, si do te mund te justifikojne pasurine? Se ne deklaraten per shtyp zoteria thote qe te gjithe e mbajne mend cfare kane shitur e blere e sa e kane patur rrogen, por nuk eshte e gjitha aty. Si do te mund te justifikojne ligjerisht pasurine, dhuratat, ndihmat finaciare kane marre nga prinderit, femijet, vellezerit e motrat qe i kane patur me mire ekonomikisht, apo ndarjet e pasurise qe kane bere me ato, kur gjithcka e kane bere ne baze zokoni e tradite, e kane ndare ndermjet tyre pa asnje dokumentacion? Rrumpalle ishte e me rrumpalle do te behet. Gjithcka qe behet, behet se hajt se keshtu e tregojme veten se jemi ta pakorruptuar, por nderkohe nuk mendojne se cfare plage sociale do t’ju hapet atyre qe do te penalizohen me pa te drejte. Dhe nje gje te fundit, nuk eshte se dua te mbroj ato qe jane perlyer gjate punes, me droge e trafiqe, ato te verifikohen deri ne te zezen e thoit, por kam frike se ata do ta kalojne dhe policet e thjeshte do ngelen viktima. Keshtu ka qene e keshtu do te jete. Hajt tung.