12:05 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

30 ditë afat, “Trepça” kërkon kthimin e pronave që i ka brenda Kosovës

15:11 | 17/06/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
30 ditë afat, “Trepça” kërkon kthimin e pronave që i ka brenda Kosovës

Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet juridike t’i kthejnë pronat kësaj ndërmarrje. Ky njoftim, përfshin vetëm pronat brenda territorit të Kosovës por jo edhe jashtë saj.

Pas shpërbërjes së ish-sistemit jugosllav shumë prona jo vetëm të personave privat, por edhe të shtetit të Kosovës, mbetën jashtë kufijve. Ndërmarrja “Trepça Sh.A” ka kërkuar kthimin e pronave të tyre të paluajtshme.

Menaxhmenti i ndërmarrjes ka ndërmarrë hapa për të siguruar dëshmi të pronësisë dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha subjektet.

“Menaxhmenti i tanishëm është duke u angazhuar me seriozitetin në ringritjen e saj drejt një gjiganti ekonomik.

Po punojmë në rishikimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për rivitalizimin e Trepçës si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Në të njëjtën kohë së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe zyrat regjionale kadastrale jemi duke siguruar dëshmi për pronësinë e “shoqërisë”.

Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” u ka drejtuar një kërkesë publike të gjitha subjekteve juridike dhe fizike, organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera që aktualisht sipas tyre, po shfrytëzojnë pronat e paluajtshme të ndërmarrjes, që brenda një afati 30-ditor, deri më 10 korrik, të kontaktojnë zyrat e menaxhmentit në Parkun Industrial në Mitrovicë.

“Të gjitha këto prona do t’i kthehen në shfrytëzim ndërmarrjes, me ç’rast disa prej tyre do t’i lëshojmë me qira e disa do t’i përdorim për zhvillimin e kapaciteteve të reja. Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave, në rend të parë kthimin e pronave tek pronari, Menaxhmenti i “Trepça Sh.A.” ka vendosur që t’i drejtohet opinionit publik me një kërkesë”.

Mirëpo, kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.

“Asetet e saj kane qenë të shpërndara në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shpërndara kryesisht në Mal te Zi dhe Serbi. Janë problematika juridike dhe janë problematika te tjera që as parimisht as politikisht e ekonomikisht nuk i kemi të qarta. Janë dhjetëra të tilla por secila nga to, ka histori të veçantë juridikë pasi Jugosllavia ka kaluar në disa etapa dhe janë probleme juridike, ” ka thënë Ferat Shala-ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepca”.

Janë edhe gjithsejtë 169 prona që Kosovës i kanë mbetur jashtë territorit të saj. Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë. Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kanë treguar se disa prej shteteve së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.

“Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish Jugosllavia ka të vendosura marrëdhënie diplomatike dhe janë krijuar mundësitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë”.

Me njërin shtet, Ministria e Drejtësisë si përfaqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m². Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë”.

Trepça menaxhohet nga Qeveria e Kosovës dhe ndërmarrjet publike që kanë funksionuar në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe post Jugosllavisë, që kanë mbetur në shtetet e tjera, atëherë në këtë rast është Ministria e Drejtësisë që duhet të filloj hapa për kthimin e pronave shtetërore.

Sipas AKP-së, në Bosnje dhe Hercegovina janë 17, 10% prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3%, Mali i Zi 35, 21%, Maqedoni 7, 4%, Serbi 104, 62%, Slloveni 1, 1%./monitor

Pas

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Para

Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që po i bën opozitës

Para
Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që po i bën opozitës

Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që po i bën opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.