Rreth 30 kilogramë marijuanë janë sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar nga policia greke.
Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë një kontrolli në aksin Kapshticë-Siatitsa.
Forcat policore bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një 36-vjeçar grek i cili u arrestua.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 çanta, ku ishte futur sasia e lëndës narkotike e ndarë në 31 pako, si edhe 1 celular me 1 kartë SIM.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post