13:43 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

15:14 | 22/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Dëshira është e madhe, gatishmëria po ashtu… por bizneset shqiptare nuk ndihen ende gati për të konkurruar me sipërmarrjet europiane. Teksa vendi përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030, bizneset e vogla dhe të mesme kërkojnë ndihmë.

“E para, mbështetje me pjesën logjistike dhe të dijes dhe e dyta duhet me patjetër financim për të suportuar sipërmarrjen private në ndërgjegjësim, kapital apo dije.  Duhet gjithashtu ndërgjegjësimi dhe përgatitja e kapitalit human që në mendimin tim është kushti më i rëndësishëm”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Përndryshe marrja e dritës jeshile për kapitullin 20 pas takimit të pestë ndërqeveritar të zhvilluar të enjten “bëhet mision gati i pamundur”. “I cili flet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për ndërmarrjet në përgjithësi… për konkurrueshmërinë, inovacionin apo investimet e huaja apo shqiptare. Pra është një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha Gravil Lasku, drejtues i Programit Italian për Financimin e SME.

Për t’i dhënë një dorë bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare po mendon Italia, e cila ka vënë në dispozicion një fond prej 30 milionë eurosh. Secila sipërmarrje mund të aplikojë për financim deri në 500 mijë euro me norma të ulëta interesi. “Unë vetë i kam kaluar 12 vite e fundit të jetës në Itali dhe ja e sigurt se Italia ka standarde të larta. Do na japë shumë ndihmë”, tha Blerta Rama, zëvendësministre e MEKI.

Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët synojnë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe lehtësimin e qasjes në kreditim bankar, për të përmirësuar teknologjinë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregun lokal dhe ndërkombëtar, ndërmjet inovacionit teknologjik dhe përmirësimit të standardeve të prodhimit.

Pas

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Para

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

Para
E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

 



Të Fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.