Një 30-vjeçar me inicialet A.C është gjetur i shtrirë në rrugën “Robert Shvarc” rreth orës 21:15.
Sakaq, dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
Ai është dërguar në spital, ku është duke marrë dhe ndihmën mjekësore.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.