Klaudio Çobaj ditën e sotme ka kryer një krim të rënë në Patos duke masakruar me thikë nënën e tij, Donika Çobajn.
Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme i riu ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj, e cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në qafë, bark dhe këmbë. Por komshinjtë e familjes Çobaj kanë fjalët më të mira për djalin 30-vjeçar i cili e ndante jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë por ditën e sotme është arrestuar nga uniformat blu për krim në familje.
“Ai çuni të vriste Zoti për të! Jemi habitur, çuni ishte i urtë sa nuk ka më ku të shkonte”, tha fqinja me lot në sy.
“Si familje e shkëlqyer. Djali punonte në emigrim, vinte-ikte. Burrin nuk e ka ajo gruaja. Ai e di hallin përse e bëri këtë gjë. Nuk kishin fare konflikte dhe sherre ishte një djalë i shkëlqyer”, u shpreh një banor i zonës.
“Ky djali ishte në Gjermani vinte dhe ikte. Një vajzë tjetër e kanë në Itali. Absolutisht nuk kanë pasur konflikte. Djalin e kishte kapur Covidi dhe prandaj erdhi nga Gjermania, e kaloi por i kishte mbetur një kollë, mbase ka pasur ndonjë gjë nga Covidi, s’di ça të them. Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Unë e kam pasur gjitone ngjitur me derën dhe s’kemi dëgjuar asnjë debat. Unë isha për vete sot në spital. U çmenda kur e dëgjova si lajm. Asaj i ka vdekur burri që 37-vjeç, mezi i rriti fëmijët, familje e shkëlqyer, mbase ka qenë momentale. Nuk e di a përdorte alkool. Ky ishte djali më i mirë në një lagje”, tha komshia e familjes Çobaj.
Policia njofton se Donika Çobaj ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Discussion about this post