Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ku foli për procesin e Integrimit në Bashkimin e Europian, iu përgjigj edhe ish ministrit të tij të Integrimit Ditmir Bushatit.
Më herët në parlament Bushati i cili deklaroi se duhet të Pakt Kombëtar, pasi gjernerata e 30 viteve ka shkuar dëm dhe për të mos u djegur gjenerata tjetër duhet të projektojmë të ardhmen e pas 30.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se 30 vite mos t’ja kërkojnë atij, pasi nëse do ishte ai do të flisnin ndryshe.
“30 vjet mos mi kërkoni mua se të më kishit mua për 30 vjet do të flisnim ndryshe këtu. Do flasim ndryshe pas 30 vjetësh dhe do të më kujtoni se këtu do jemi, për këto që them.” u shpreh Rama ndër të tjera.