Gazetari Klodian Tomorri ka treguar sipas tij të vërtetën e 300 mijë vendeve të punës që janë deklaruar nga qeveria Rama në këto 4 vitet e fundit. Pas dhënies së argumentave të tij Tomorri thekson se Nga tremujori i 3-te 2013 deri në tremujorin e dytë 2016 janë krijuar 134 mijë vende të reja pune në ekonomi.
“Genjeu apo jo Rama, kete gjykojeni vete. 134 mije nuk jane 300 mije, keshtu qe genjeu. Por me thene te drejten 134 mije vende pune nuk jane pak. Eshte nje nga ecurite me te mira ne shume vjet. Por edhe ketu ka nje klecke. Shumica e tyre mund te kene qene vende pune ekzistuese, por informale. Pra nuk jane krijuar nga kjo qeveri, thjesht u formalizuar si pasoje e fushates kunder informalitetit ne shtator 2015.”, shprehet gazetari.
POSTIMI:
E verteta e 300 mije vendeve te punes
Ditet e fundit eshte krijuar nje kakofoni me shifrat e punesimit. Zanafilla eshte nje raport i Bankes Boterore, i cili thote se ne periudhen 2010-2016 ne gjithe Ballkanin Perendimor jane hapur vetem 300 mije vende pune. Per shkak se raporti ka nxitur spekullime vlen te sqarohen disa gjera.
E PARA
Banka Boterore nuk e mat punesimin. Shifrat qe jane publikuar ne raport ajo i ka marre nga Instituti yne i Statistikes. Keshtu qe kjo shprehja “Banka Boterore zbuloi mashtrimin e qeverise” eshte kot se ato jane shifrat e vete qeverise.
E DYTA
Ne statistike ka nje sekret. Rezultati i nje matje varet shume nga fakti se ku e ve metrin e matjes.
Eshte e vertete qe nga viti 2010 deri ne 2016 punesimi ne Shqiperi eshte ulur me 17 mije vende. Por eshte po ashtu e vertete edhe qe nga viti 2013 deri ne 2016-en punesimi eshte rritur me 126 mije vende.
CFARE KA NDODHUR?
Sic kuptohet ne periudhen 2010-2013 punesimi ne Shqiperi eshte ulur fort. Saktesisht me 133 mije vende. Pjesa derrmuese e tyre rreth 116 mije vende u zhduken ne vitin 2013, madje vetem ne nje tremujor, ate te tretin.
Sic e mbani mend tremujori i trete i vitit 2013 ishte periudha e rrotacionit politik. Ai tremujori mbeti jetim. Ne ate kohe qeveria e re e sapoardhur ne pushtet i rishikoi te gjithe treguesit ekonomik dhe pas rishikimit tremujori i trete i 2013-es u shnderrua ne nje grope te papare ekonomike. Ne kete tremujor u raportua renia me e madhe ekonomike -3 per qind, humbja me e madhe e vendeve te punes 116 mije vende, etj etj.
( A ishte kjo nje strategji per te perkeqesuar treguesit ekonomik, qe me pas te dilnin me rritje ne vitet e mevonshme? Kete mund ta gjykoje gjithsekush vete. Por kete taktiken e perkeqesimit te ekonomise ne fillim te mandatit, me qellim qe me vone te duket me rritje e bejne edhe qeverite e vendeve te zhvilluara, ndonese ne nje menyre me te sofistikuar).
PSE NE SHQIPERI SHIFRAT E PUNESIMIT MANIPULOHEN LEHTE?
Instituti i Statistikes prodhon dy statistika punesimi.
E PARA eshte ajo qe del nga anketa e tregut te punes. Anketa e mat punesimin me sondazh. Pra INSTAT pyet rreth 8 mije familje ne Shqiperi, dhe rezultatin qe merr nga keto 8 familje e ekstrapolon ne rang kombetar, per te nxjerre shifren kombetare te punesimit dhe papunesise.
E DYTA del nga burimi administrativ. Kjo eshte statistika me e besueshme e punesimit sepse numeron vendet e punes qe jane te regjistruara tek Tatimet. Pra punonjesit qe paguajne taksa dhe sigurime. Kjo nuk mund te manipulohet.
POR KA NJE PROBLEM!!!
Jane vendet e punes ne sektorin bujqesor. Keto nuk mund te maten me burim administrativ dhe detyrohet te huazohen nga anketa, pra sondazhi. Dhe ne sektorin bujqesor ne kemi jo pak por 463 mije te punesuar sipas shifrave zyrtare. Kjo shifra leviz sipas orekseve te qeverive. Kur i duhet e rrisin, kur i intereson e ulin. Ketu ndodhi ai rishikimi i famshem i 2013-es. u zhduken 80 mije vende ne sektorin bujqesor.
E VERTETA E VERTETE
Pra per te pare se cfare ka ndodhur me punesimin, vlen vetem nje statistike. Ajo eshte treguesi i “Te punesuarve ne sektorin privat jo-bujqesor” qe raportohet nga burimi administrativ.
Keta jane te punesuarit ne biznesin privat, te cilet paguajne taksa dhe sigurime tek tatimet. Kjo shifer nuk manipulohet.
Cfare ka ndodhur me kete tregues?
Nga tremujori i 3-te 2013 deri ne tremujorin e dyte 2016 jane krijuar 134 mije vende te reja pune ne ekonomi.
Genjeu apo jo Rama, kete gjykojeni vete. 134 mije nuk jane 300 mije, keshtu qe genjeu. Por me thene te drejten 134 mije vende pune nuk jane pak. Eshte nje nga ecurite me te mira ne shume vjet. Por edhe ketu ka nje klecke. Shumica e tyre mund te kene qene vende pune ekzistuese, por informale. Pra nuk jane krijuar nga kjo qeveri, thjesht u formalizuar si pasoje e fushates kunder informalitetit ne shtator 2015. KJO ESHTE E VERTETA E PUNESIMIT.
(J.V/Shuplaka)