13:32 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

31 të vdekur, 20 të zhdukur/ Pikat e nxehta ku vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit, ankth edhe shpresë

13:58 | 27/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOLAJM/ Pamje dramatike nga rrënojat e banesave. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm

Pas goditjes nga një tërmet shkatërrimtar të vendit gjatë mëngjesit të djeshëm, shpresat dhe urimet e gjithësecilit prej nesh ishin për një numër sa më të vogël viktimash, dhe për sa më shumë jetë të shpëtuara.

Pas më shumë se 30 orësh, aksionet e shpëtimit janë vendosur në disa zona në Thumanë dhe në Durrës, ku vala e tërmetit ishte më e madhe, dhe numri i jetëve të humbura ka shkuar në 31.

Mëngjesin e sotëm, ende pa nisur kërkimet e shpëtimit Ministria e Mbrojtjes tha se në total numri i viktimave kishte qenë 24. Gjatë ditës së sotme fatkeqësisht ky numër u rrit, duke qenë se te Spitali i Traumës ndërroi jetë Saimir Gregu (i cili nuk eshte cilesuar ne liste, pasi mund te jete dhe pjese e raportimit te mengjesit nga ana e ministrise), ndërkohë që në Thumanë u nxorrën nga rrënojat dy prindërit e tij Pëllumb dhe Çelike Gregu.

Po ashtu nga rrënojat në Thumanë janë nxjerrë dhe Hajredin dhe Klement Calla, babë e bir, ndërkohë që janë zbuluar dhe 3 trupa të tjerë që i përkasin familjeve Cara dhe Cakoni, duke e çuar në total numrin e viktimave derimë tani në 31. 3 trupat e tjera ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat.

Nga ana tjetër ka ende të paktën dhe 4 persona të tjerë që rezultojnë nën rrënoja në zonën e Thumanës, dhe shpresat që ata të jenë gjallë janë të pakta. Adelina, një 25 vjeçare është mes tyre, po ashtu dhe një djal 7-vjeçar i familjes, për të cilin gjyshi tha se po i shuheshin shpresat se ai do të mund të ishte gjallë.

Një tjetër pikë kritike mbetet dhe godina e familjes Lala në Durrës, ku 6 anëtarë të saj mbeten ende nën rrënoja, ndërsa tërmetit i mbijetoi vetëm një djalë 17-vjeçar që u nxor dje nga ekipet e shpëtimit, dhe gjyshi i tij që kishte dalë në minutat e para pas tërmetit. Mes anëtarëve të familjes Lala ndodhen dhe 3 fëmijë të mitur, mes tyre dy binjakë.

Po ashtu pranë Hotel Miamar vijojnë kërkimet pasi aty dyshohet se janë nën rrënoja dy persona. Ka qenë vetë pronari i hotelit ai që ka ndihmuar ekipet e shpëtimit, për të shkuar drejt vendit ku dyshohet që ndodhen trupat, dhe që i përkasin punonjësve të këtij biznesi.

Kërkime janë duke u zhvilluar dhe në lagjen numër 18 në Durrës ku u nxorën dje të pajeta nënë e bijë, dhe ku gjendet ende nën rrënoja mamaja e Diana Muçajt, dhe që i përket familjes Karanxha.

Mister mbetet ende fati i tre studenteve, të cilat dyshohet se gjenden nën rrënoja në një pallat që gjendet pranë Kryqit të Kuq në Durrës, ndërsa asnjë prej personave të zhdukur nuk ka dhënë shenja jete.

Numri i viktimave, fatkeqësisht, pritet të jetë në rritje, pasi orët e gjata nën rrënojë, nuk favorizojnë aspak gjendjen e tyre shëndetësore.

Në këto orë të dhimbshme jemi bërë dëshmitarë i shumë dhembjeve njerëzore, të fëmijëve që gjenden të pajetë nën rrënoja, të studentëve, të familjeve të tëra që shuhen, por fatmirësisht ka pasur edhe raste shprese. Nga rrënojat janë nxjerrë gjallë 44 njerëz, edhe pas shumë orëve.

Të shpresojmë që të kemi lajme të mira nga çdo person që derimë tani raportohet i humbur poshtë rrënojave.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 32 te vdekurrreth 20 te zhdukur
Pas

Tërmeti i fuqishëm, vendoset shiriti i sigurisë. 173 banesa të dëmtuara në Laç

Para

LISTA/ Shqiptarë dhe kosovarë bëhen bashkë, ofrojnë strehim për banorët e prekur nga tërmeti. Si ti kontaktoni

Para
FOTOLAJM/ Pamje dramatike nga rrënojat e banesave. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm

LISTA/ Shqiptarë dhe kosovarë bëhen bashkë, ofrojnë strehim për banorët e prekur nga tërmeti. Si ti kontaktoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.