Ish kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në qytetin “Studenti” në kuadër të 31 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve demokratë ku përmendi se Enver Hoxha ishte diktatori më i egër dhe më mizori në Europë. Ai foli ndër të tjera edhe për situatën e vështirë ekonomike gjatë komunizmit dhe izolimin nga pjesa tjetër e botës, duke shtuaar se askush nuk i kishte denatyralizuar shqiptarët ashtu siç kishte bërë Hoxha.
Ish kryeministri Sali Berisha: Asnjëri nuk u bëri shqiptarëve dhe nuk denatyroi, skllavëroi shqiptarët ashtu siç bëri Enver Hoxha. Kultet janë fenomene të diktaturave totalitare por pas rrëzimit në vitin 1956 të kultit Josif Stalinit njeriut më gjakësor të shekullit XXI kultet shoviniste ranë njëri pas tjetrit.
Enver Hoxha si asnjë diktator tjetër në Evropën ish komuniste, vendosur mbi shqiptarët të trefishtë, diktaturët ideologjike, të luftës së klasave, u burgosën, torturuan burra gra të rinj e të reja më shumë se në të gjithë vendet ish komuniste përveç ish Bashkimit Sovjetik të marra sëbashku. Kjo ishte vetëm diktatura ideologjike më mizore më masive dhe më e tmerrshme ishte diktatura e urisë.
Shqiptarët tregojnë kronikat e kohës, u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra, u detyruan që të përdorin dhe ta pësojnë nga mishi i kafshëve të ngrordhura uria ishte parimi i atyre kohëve. Askush nuk mund të mendonte përtej asaj dhe manipulohej më mirë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare, jo vetëm përmes frikës, terrorit dhe urisë por nga izolimi i thellë shkëputjes së Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota. Të gjitha këto bënë që në vitin 1990 shqiptarët pavarësisht revolucionit të ri që i kishte pushtuar, bëri që rrëzimi i kultit të ishte kushti i të gjithë kushteve dhe që opozita të ishte e vërtetë. Që shqiptarët të ishin të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor
Discussion about this post