04:21 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama, fushatë përpara veteranëve: “Për integrimin s’mjaftojnë katër vite”. Komplimenton Metën

12:20 | 29/11/2016
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama, Meta, Veliaj, bashkë për homazhet në Varrezat e Dëshmorëve ( FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka përdorur takimin e sotëm me veteranët, për të folur mbi arritjet e qeverisë dhe objektivat për të ardhmen duke iu referuar takimit të një dite më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai theksoi se puna e qeverisë shqiptare do të vazhdojë, por nuk mund të pritet që integrimi të arrihet brenda katër vjetësh.

”Ne ishim të vetëdijshëm që integrimi nuk mund të përfundonte në katër vite, por jam i lumtur që jemi në rrugën e mbarë”, deklaroi kryeministri.

“Lidhur me negociatat për anëtarësim, do na duhet të presim mesin e dhjetorit, por jam i bindur se Gjermania do jetë krahas nesh. Ishte një nder dhe motivim për mua dhe gjithë shqiptarët që Kancelarja Angela Merkel, uroi festën e flamurit tonë kombëtar. Ajo u shpreh publikisht për progresin e dukshëm të këtyre katër viteve. Më lejoni që të gjitha përgëzimet t’i ndaj me të gjithë ju, bashkëkryetarin e koalicionit qeverisës, ministrat, deputetët, qytetarët, por jo me opozitën.”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Ai shfrytëzoi takimin me veteranët për të akuzuar Partinë Demokratike për bllokimin e zbatimit të Vettingu-t dhe u bëri thirrje anëtarëve të kësaj partie që janë të lirë të zgjedhin dhe të ndihmojnë në rrëzimin e murit që PD i ka ngritur Shqipërisë.

“Besoj se kush i sheh konfliktet në politikën e brendshme e di shumë mirë se sa punë dhe kurajo nevojitet për të ecur përpara. Duhet të vazhdojmë me progresin dhe zbatimin e 5 pikave kyçe pasi rezultatet e deritanishme janë të pamjaftueshme për Bashkimin Europian.”, theksoi më tej kreu i Qeverisë.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi bashkëkryetar në koalicionin qeverisës, Ilir Meta, uroi shqiptarët dhe shprehu nderimet ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për një Shqipëri demokratike dhe europiane.metaaa

Ai theksoi se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian është integrues dhe duhet të shërbejë për t’u përmirësuar me qëllim arritjen e idealit tonë të përbashkët.

“Është kënaqësi që të takohemi këtë 29 nëntor dhe akoma më kënaqësi të vëmë re se vendi është më i integruar në Europën e Bashkuar. Rekomandimi pozitiv i KE-së mbas këtij vlerësimi pozitiv për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatave sa më parë të jetë e mundur për anëtarsim është një tregues i këtij procesi, unë jam i bindur se po vazhduam në këtë rrugë nderojmë idealin e tyre”, tha kryetari i Parlamentit në fjalën e tij.

 

Etiketa: edi ramaintegrimiveteranet
Pas

Sulmuesi suedez Ibrahimoviç: Intervista me fëmijët shqiptar, më e bukura

Para

Kundërshtojnë me forcë policinë, në pranga dy persona

Para
Kundërshtojnë me forcë policinë, në pranga dy persona

Kundërshtojnë me forcë policinë, në pranga dy persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.