Në Durrës janë sekuestruar nga policia 32.4 kilogramë Cannabis Sativa në një dyqan. Në kërkim është shpallur pronari i dyqanit, 41 vjeçari me iniciale L.C.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar” The Shop”.
Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi: • L. C. 41 vjeç, banues në Durrës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)