19:33 | 17/06/2025

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 33-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, mes një situate të vazhdueshme bllokimi.

Seancat tashmë janë shndërruar në një procedurë të përsëritur çdo 48 orë, pa ndonjë përparim të dukshëm në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, megjithëse partitë tjera opozitare kanë deklaruar qartë se nuk do ta votojnë atë.

PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së të propozojë një emër tjetër, ndërsa LDK ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë asnjë kandidat.

Seanca e radhës pritet të nisë sot në orën 10:00, me pak gjasa për ndonjë zgjidhje të menjëhershme të ngërçit institucional.

Para
 



Të Fundit