06:00 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

32 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

12:52 | 12/07/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
32 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Sulmet izraelite kanë vrarë edhe 32 persona në Rripin e Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Luftime janë raportuar nga veriu deri në jug të territorit, teksa bisedimet po vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Një fëmijë palestinez ec nëpër një rrugë të mbushur me gërmadha në Han Junis, në jug të Gazës, midis luftës mes Izraelit dhe Hamasit, 6 korrik 2024.

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha më 12 korrik se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Po ashtu, mediat e Hamasit kanë raportuar për “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të Rripit të Gazës, përfshirë në Qytetin e Gazës në veri, në kampin e refugjatëve Nusirat në pjesën qendrore të territorit, dhe në Han Junis dhe Rafah në jug. Ushtria izraelite tha të premten se trupat po vazhdojnë operacionet në Rafah, afër kufirit me Egjiptit.

“Gjatë ditës së fundit, trupat kanë eliminuar një numër terroristësh gjatë luftimeve dhe sulmeve ajrore dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e terroristëve në rajon”, u tha në deklaratën e ushtrisë.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona.

Etiketa: isis paralajmeron sulme terroristeizraelSulmet izraelite
Pas

Protesta para Kryeministrisë, Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit! Ja pse ishin aq shumë qytetarë

Para

Magazinonte drogë në banesën e kunatës, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Para
Magazinonte drogë në banesën e kunatës, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Magazinonte drogë në banesën e kunatës, pranga dy shqiptarëve në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.