Në ceremoninë e 32-vjetorit të Partisë Demokratike, lideri historik i kësaj force politike Sali Berisha kujtoi vitet e para si mjek duke thënë se ishte i apasionuar pas profesionit të tij dhe së vërtetës.
Ai theksoi se edhe sot pas kaq vitesh i duhet të përballet me armiq të demokracisë dhe sërish me ndihmën e popullit opozitar të nxjerrë në pah vetëm të vërtetat.
Berisha: 7 vite në opozitë ishte një fatkeqësi e vërtetë, të jesh opozitar i vërtetë është nder dhe të jep pushtetin moral sepse qëndron guardian i interesave të qytetarëve, sepse shfrytëzon kohën për të përgatitur një alternativë të re me të cilën çon drejt fitores shoqërinë. Kjo nuk ndodhi me PD-në, për shkak të takimeve dhe marrëveshjeve të fshehta, bizneseve të përziera të kreut me qeverinë apo për shkaqe të tjera që absolutisht nuk kishin të bënin me anëtarët e kësaj partie, u shndërrua në një dekor, fasadë.
Në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshëm i popullit opozitar u shkelmua për interesat më të ulëta, vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS-së dhe Ramës, në një kohë kur demokratët qanin me ngashërim për rezultatin që morën pasi në krye të opozitës bëheshin plane postesh.
U zgjodh lobimi korruptiv i Ramës me George Soros, ndër aktet më madhore të korrupsionit që ishte saksionimi nga Blinken për Berishën. Për arsyen e thjeshtë sepse unë s’do pranoja kurrë që PD të kthehej në levë të Edi Ramës. Nëse sekretari apo cilido shtetar mbi tokë do mund të paraqesë ndonjëherë një provë të vetme për më të voglën akuzë, Berisha është i larguar përfundimisht nga politika. Përndryshe historia ime është krejt tjetër, kur isha mjek i ri teksa studioja takova një mikun tim francez, e donim të dy shumë Kamy-n. “Midis nënës time dhe të vërtetës tha unë zgjedh nënën time. Unë edhe pse vija nga një vend me diktaturë i thashë unë zgjedh të vërtetën. Më vonë, unë isha mjek shumë i apasionuar pas profesionit tim, për çështje dinjiteti kisha shkruar dhe kur më ndiqnin unë qeshja, jo pak. Thoja me veten time, asgjë s’më bënte përshtypje. Pas 32 vitesh më duhet të përballem me njerëz të vendit më mik të shqiptarëve por përsëri unë zgjedh të vërtetën./Faxweb.al