Gazeta “Rilindja Demokratike” në 32-vjetorin e themelimit të saj priti sot figura të ndryshme nga jeta politike, mediatike, por dhe më gjerë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa zgjodhi të kujtojë themeluesin e televizionit Fax News Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi u infektua nga Covid-19.
“Çdo përvjetor të RD, kujtoj me mall mikun e mirë Kasem Hysenbelliu”, shkruan deputetja, ndërsa ka ndarë një foto në rrjetin e saj social në “Instagram”.
Kasem Hysenbelliu do të mbahet mend për komunikimin dhe bashkëpunimin jo vetëm me gazetarët, por me të gjithë stafin dhe personat e angazhuar në media.