Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit. Në një aktivitet të zhvilluar në selinë blu ishin të ftuar ishin deputetë opozitarë, gazetarë, por edhe personalitete të tjera. Sali Berisha, pjesëmarrës në këtë aktivitet takoi pjesëmarrësit, ku mes tyre ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Fjalën hapëse e mbajti analisti Artan Hoxha, më pas foli Oerd Bylykbashi, i cili kujtoi momentet e para të themelimit të PD. Demokratët janë shfaqur të gjithë me syze të zeza dielli këtë mbrëmje, 5 ditë pas sulmit që iu bë kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6-dhjetorit. Të rreshtuar dhe me dy gishtat ngritur, ata e pritën Berishën në këtë formë, për tu solidarizuar me të, pasi kreu i PD-së është shfaqur vetëm me syze të zeza këto ditë, në mënyrë që të mbulonte shenjën që i la grushti i 31-vjeçarit Gerti Shehu.