Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ ka mbërritur një avion me 33 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u janë refuzuar kërkesat për azil.
Në aeroport në momentin e mbërritjes së avionit kanë qenë dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Çipa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Çako, si dhe atasheu i sigurisë së ambasadës franceze në Tiranë.
Çako në fjalën e tij tha se shtetasit shqiptar duhet të respektojnë rregullat e shengenit në të kundërt do të kthehen.
Çako vijoi më tej duke thënë se Policia do të hetojë të gjitha rastet kur shtetas shqiptarë kërkojnë që të shkojnë jashtë vendit për të kërkuar azil.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post