Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pjesë e aktivitetit “Përballja me të kaluarën | Multiperspektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Gjatë këtij eventi, Basha tha se autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptarë të ligjzbatimit dhe të zbulimit duhet të ekspozojnë dosjet e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri.
“Dosjet famëkeqe të sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë. Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë si në kohën e diktaturës, por në mënyrë indirekte. Ndaj PD ka dërguar në parlament prej kohësh një propozim I cili synin lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve edhe si një shërbim ndaj shoqërisë, por edhe si eleminim ndaj atyre që akoma kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosejet e sigurimit të shtetit për të ushtruar presion mbi faktorë të rëndësishëm të shoqërisë. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal.
Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, me zi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucionet përkeatëse, autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri,”- u shpreh Basha.