Një sasi e konsiderueshme droge prej 35 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa” është gjetur dhe sekuestruar në një banesë në fshatin Armadh, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia lokale u gjetën dhe sekuestruan edhe 43 fishekë.
Është shpallur në kërkim pronari i lëndës narkotike, B. Ç. 46 vjeç banues në Armadh, Durrës. Ka nisur procedimi penal ndaj dy të rinjve, banues në Bathore.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz, në vijim të zbatimit të planit të masave për evidentimin dhe kontrollin e serave, tunele, ish-Rezerva Shtetërore dhe në çdo ambjent tjetër të mundshëm, ditën e djeshme kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 35 kg Cannabis Sattiva.
Më datë 03.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Armadh, Durrës, në banesën e shtetasit B.Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva
- 43 fishekë model 56.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasi:
- B.Ç. 46 vjeç, banues në Armadh, Durrës.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasve:
- A.N. 25 vjeç, banues në Bathore, Tiranë;
- B.N. 17 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”parashikuar në nenet 283/1, 278/2 dhe 300 të Kodit Penal.