Një i ri është vënë në prangat e Policisë Kufitare pasi u kap në flagrancë teksa transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.
Është kryer arrestimi i shtetasit Lorenc Rushaj 23 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili u kap në afërsi të Hanit të Hotit.
Të riut iu sekuestruan në flagrancë 35 pako me 37 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”. (XH.A/SHUPLAKA)