08:12 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

35-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident në Itali, flet bashkëshortja: Fëmijët nuk e dinë ende

21:11 | 08/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
35-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident në Itali, flet bashkëshortja: Fëmijët nuk e dinë ende

Pak ditë më parë një 35-vjeçar shqiptar humbi jetën nga një aksident në Itali. Pak ditë pas tragjedisë familjarët e Redian Abllanicës, kërkojnë që të zbardhet e vërteta. Bashkëshortja e tij, Serena Luicietto ka thënë për mediat se duhet të kryhet autopsia.

“Na thanë se hetimet janë mbyllur, por ne duam që të kryhet autopsia. Duket gjithçka e çuditshme. Në asfalt janë akoma shenjat e frenimit. Duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nuk do ta varrosim tim shoq deri sa ta kuptojmë se çfarë ndodhi”, tha ajo.

Aksidenti që i mori jetën Redian Abllanicës ndodhi në mëngjesin e 4 Tetorit në zonën e Bessica-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu humbi kontrollin e skuterit tip “Yamaha Majesty 400” me të cilin udhëtonte dhe përfundoi në një rrethrrotullim.

Shqiptari kishte qenë tek e ëma, e cila banonte në One di Fonte, ku edhe duhet të kishte kaluar natën në fakt, por zgjodhi të kthehej në banesën e tij. Kjo për shkak se ai donte të shoqëronte dy fëmijët, 3 dhe 6 vjeç, për në shkollë mëngjesin tjetër. Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi.

“Fëmijët nuk e dinë akoma se babai nuk jeton më. Janë mësuar sepse shpesh ishte larg për punë dhe nuk dyshojnë asgjë. Unë jam takuar me një psikologe. Sëbashku vendosëm që për të mirën e tyre, t’ia japim lajmin, kur edhe unë ta kem marrë disi vetën”, ka thënë ajo për mediat.

Etiketa: flet bashkeshortjaRedian Abllanica
Pas

“Po nëse nuk bën aleancë me LDK-në, a ka opsion tjetër?” Albin Kurti jep përgjigjen e prerë: Jo, sërish zgjedhje!

Para

Si dukej Robert Berisha vite më parë? Këngëtari bëhet nostalgjik dhe publikon foto të vjetra

Para
Si ndihet Robert Berisha pas ndarjes?! Tregon një muaj pasi dha lajmin

Si dukej Robert Berisha vite më parë? Këngëtari bëhet nostalgjik dhe publikon foto të vjetra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

Tregues të përzier: Rritje ekonomike, rënie e punësimit në tremujorin e parë

37 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, Kosova rrezikon humbjen e miliona euro nga BE-ja

Ukraina dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special që do gjykojë krimet ruse

Seanca e sotme në Kuvend: Në rend dite edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Rënie e bizneseve të vogla në 8 qarqe, shkak migrimi dhe tkurrja e popullsisë

Drejtori i CIA-s: Infrastruktura bërthamore e Iranit është goditur rëndë

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.