15:57 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

362 fluturime me avion në 365 ditë, deputetët shqiptarë ‘’pushtojnë’’ ajrin

08:44 | 26/12/2016
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
362 fluturime me avion në 365 ditë, deputetët shqiptarë ‘’pushtojnë’’ ajrin

Është bërë e zakonshme që me taksat që paguajnë shqiptarët jo gjithmonë bëhen vepra të mira publike. Dhe aq më pak që të justifikohen të gjitha shpenzimet. Raporti më i fundit mban firmën e Albana Shtyllës, sekretare e përgjithshme e Kuvendit, sipas një të përditshmeje. Në këtë shkresë raportohet se çdo ditë nga aeroporti i Rinasit niset në fluturim një deputet shqiptar.

Deri këtu shumë mirë, aktiviteti i tyre personal nuk ka pse të bëjë edhe aq interes. Mirëpo ajo çka është shqetësuese është fakti se këto fluturime paguhen të gjitha nga shteti.

Vetë Kuvendi ka një fond të caktuar për fluturimet, I cili vendoset në dispozicion të deputetëve. Vetëm për periushën Janar-Nëntor 2016 janë parashikuar gjithsej 362 fluturime.

Sekretarja e Kuvendit, duke theksuar faktin se udhëtimet e zyrtarëve janë të shpeshta dhe shpeshherë urgjente, ka kërkuar ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave. “Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me ‘Marrëveshjen Kuadër’, me një fond limit në shumën 30 milionë lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/ planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës janar– 10 nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina”, shkruan sekretarja e Kuvendit Shtylla në letrën e saj drejtuar Byrosë së Kuvendit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetefluturimekryesorekuvendi
Pas

20 vjeçari që plagosi policin në Lezhë: Isha mësuar të grabisja në Itali

Para

Pas skandalit, në jetimoren e Shkodrës emërohen punonjës të patrajnuar

Para
Pas skandalit, në jetimoren e Shkodrës emërohen punonjës të patrajnuar

Pas skandalit, në jetimoren e Shkodrës emërohen punonjës të patrajnuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit

Ministri i Brendshëm Hoxha takim me ambasadorin britanik Abbot: Diskutuam për rikuperimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale

Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

Shkodër/ Policia Rrugore në gatishmëri të plotë për sigurinë në akse, 2227 masa të vendosura në dy javë

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

31 të vdekur nga bombardimet ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Sulme të neveritshme. Do të vendosim sanksione shtesë për Moskën

Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas plagëve të marra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.