Një 37-vjeçare me profesion ekonomiste është vetëhelmuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. 37-vjeçarja u nis fillimisht drejt spitalit të Sarandës por gjendja e rënduar shëndetësore bëri që ajo të transportohej me helikopter drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane.
Burimet policore bëjnë me dije se shkak për ndërmarrjen e këtij akti nga ana e gruas është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.